Pyetje të Shpeshta 2018-02-19T20:44:24+00:00

Pyetje të Shpeshta

Muratoria e Lirë ka domethënie të veçantë për secilin anëtar të saj. Për disa, ajo është për të forcuar dhe zgjeruar rrethin e miqësisë. Për të tjerët ajo është një rrugë për zhvillimin dhe përsosjen e vetvetes dhe për të kontribuuar për familjen, rrethin dhe shoqërinë në përgjithësi.

Çfarë është Muratoria e Lirë? 2018-02-14T23:42:19+00:00

Muratoria e Lirë është një ndër organizatat më të vjetra dhe më të mëdha jo-fetare, jopolitike, vëllazërore dhe bamirëse në botë. Ajo mëson njohjen e vetvetes përmes pjesëmarrjes në ceremoni progresive rituale. Anëtarët e saj duhet të jenë me qëndrim të lartë moral.

Cila është marrëdhënia e Masonerisë me fenë? 2018-02-14T23:52:30+00:00

Të gjithë Muratorët e Lirë pritet të kenë një besim fetar, por Muratoria e Lirë nuk kërkon të zëvendësojë fenë e Muratorit të Lirë. Ajo merret me marrëdhëniet ndërnjerëzore e jo me marrëdhëniet mes njerëzve dhe Perëndisë.

A ka gra në Masoneri? 2018-02-14T23:47:28+00:00

Ne Lozhat e rregullta qe njihen nga Lozha e Madhe e Bashkuar e Anglisë (United Grand Lodge of England), e cila e ndjek shembullin e gurëgdhendësve mesjetarë, gratë nuk pranohen. Njëjtë veprohet edhe në Lozhën e Madhe të Kosovës.

Pse Muratorët e Lirë mbajnë veshjet e tyre? 2018-02-14T23:48:33+00:00

Veshjet me simbole masonike, të cilat i mbajnë Muratorët e Lirë gjatë punimeve të tyre rituale, kanë karakter historik dhe simbolik. Ashtu sikur një uniformë, ashtu edhe veshjet masonike tregojnë për gradën në organizatë të mbajtësit të tyre.

Sa Muratorë të Lirë janë gjithsej? 2018-02-14T23:49:17+00:00

Në mbarë botën, ka rreth gjashtë milionë masonë. Numri i tyre në Kosovë është dyshifror me tendenca të vazhdueshme të rritjes

Sa gradë ekzistojnë në Muratorinë e Lirë? 2018-02-14T23:50:20+00:00

Muratoria e Lirë përbëhet nga tri gradë:

  • Nxënës
  • Zejtar dhe
  • Mjeshtër
Sa kushton anëtarësia në Muratorinë e Lirë? 2018-02-14T23:50:58+00:00

Kjo ndryshon nga Lozha në Lozhë. Si rregull, në çdo Lozhë paguhet një shumë në emër të anëtarësisë vjetore si dhe një shumë fillestare për pranim dhe gradim.

Avada WordPress Theme