MURATORIA NË KOSOVË 2018-03-06T14:14:26+00:00

Muratoria në Kosovë

Nuk ka dëshmi për ekzistimin e Lozhave masonike në Kosovë para vitit 2014. Sado që ekzistojnë elemente që sugjerojnë se gjatë kohës se Perandorisë Osmane në disa qytete të Kosovës ka pasur vëllazëri që kanë funksionuar në bazë të rregullave masonike, deri më sot nuk ekzistojnë dëshmi se gjatë pushtimit serb/jugosllav të jetë themeluar ndonjë Lozhë në Kosovë.

Në qershor të vitit 2014, duke iu falënderuar mbështetjes nga Lozha e Madhe e Shqipërisë, u themelua Lozha Dardania, që është Lozha e parë, e rregullt, e mirëformuar dhe e konstituar në territorin e Kosovës. Me rritjen organike, cilësore dhe sasiore, në shtator 2016 dhe në nëntor të po të njëjtit vit u themeluan edhe dy Lozha të reja: Lozha Ex Oriente Lux dhe Lozha Ulpiana. Të tre këto Lozha janë themeluar dhe kanë punuar deri më 2018 nën autoritetin e Lozhës së Madhe të Shqipërisë, e cila është e rregullt dhe e pranuar nga Lozhat e Mëdha në botë, përfshirë edhe Lozhën e Madhe të Bashkuar të Anglisë.

Në qershor 2017 këto tre Lozha të rregullta, të mirëformuara, të konstituuara vendosën në mënyrë unanime, që të nisin aktivitetet për themelimin e Lozhës së Madhe të Kosovës.

Në gusht 2017 të tre Lozhat aprovuan njëzëri rezolutën, që thekson të drejtën e tre Lozhave të Kosovës për të themeluar Lozhën e tyre të Madhe në pajtim me Parimet Themelore për Njohjen e Lozhave të Mëdha dhe me Detyrat e Lashta.

Më 17 shkurt 2018, në një punim ritual festiv, u bë sjellja e dritës dhe Lozha e Madhe e Kosovës nisi funksionimin e saj, si Lozha e Madhe e vetme e rregullt në territorin e Republikës së Kosovës.

Muratoria e Lirë në Kosovë përfshin në vete një numër mjaft solid anëtarësh të profileve, etnive dhe religjioneve të ndryshme. Në këtë mes punojnë bashkërisht, në harmoni të plotë dhe pa dallim juristë, ekonomistë, mjekë, arkitektë, inxhinierë, profesorë, nëpunës, shërbyes civilë, etj. dhe kontribuojnë në zhvillimin personal, grupor dhe shoqëror. Mosha mesatare është 39 vjeç dhe me siguri ndër më të rejat në botë. Edhe Masonë me origjinë nga Kosova, aktivë në vende të ndryshme të botës, i janë bashkuar Lozhave në Kosovë dhe po kontribuojnë në zhvillimin e zejes këtu.

Lozha e Madhe

Në qershor 2017 tri Lozha të rregullta, të mirëformuara, të konstituuara vendosën në mënyrë unanime, që të nisin aktivitetet për themelimin e Lozhës së Madhe të Kosovës brenda vitit 2017.

Lozha Ex Oriente Lux

Lozha EX Oriente Lux eshte themeluar ne shtator te vitit 2016.

Lozha Ulpiana

Lozha Ulpiana eshte themeluar ne nentor te vitit 2016

Avada WordPress Theme