Historia e Muratorëve të lirë 2018-02-14T23:59:52+00:00
United Grand Lodge of England - History of Freemasonry
Mesjeta

Pyetjet se kur, si, pse dhe ku është krijuar Muratoria e Lirë, janë ende subjekt i spekulimeve të shumta. Konsensusi i përgjithshëm midis studiuesve masonikë është se ajo zbret drejtpërdrejt ose tërthorazi nga organizimi i gurëgdhendësve, që ndërtuan katedralet dhe kështjellat e mëdha të mesjetës.
1646

Elias Ashmole regjistroi inicimin e tij me këto fjalë:
'16 tetor, ora 16.30 - U bëra një mason në Warrington në Lancashire me kolonelin Henri Mainwaring të Karincham në Cheshire. Emrat e anëtarëve të Lozhës: z. Richard Penket Worden, z. James Collier, z. Richard Sankey, z. Henry Littler, z. John Ellam, z. Richard Ellam dhe z. Hugh Brewer.
Kjo është dëshmia e parë e fillimit të Muratorisë së Lirë spekulative në Angli, pavarësisht faktit se ata që ishin të pranishëm dhe të listuar do të ishin inicuar sigurisht në një datë më të hershme.
1660

Nga vitet 1660 ekzistojnë më shumë prova për inicime nëpër Lozhat masonike.
1717

Më 24 qershor 1717, katër Lozha të Londrës, të cilat kishin ekzistuar për një kohë, u mblodhën së bashku në Tavernën e Goose dhe Gridiron në oborrin e Shën Palit, ku e shpallën Lozhën e Madhe dhe zgjodhën z. Anthony Sayer si Mjeshtër të Madh. Kjo ishte Lozha e parë e madhe në botë.
1723

Në këtë kohë Lozha e Re e Madhe kishte botuar librin e parë të saj: “Libri i Kushtetutës së Masonerisë” dhe mbledhej çdo tre muaj duke regjistruar takimet e saj. Ajo kishte zgjeruar autoritetin e saj jashtë Londrës.
1725

Krijohet Lozha e Madhe e Irlandës.
1736

Krijohet Lozha e Madh e Skocisë. Tre Lozhat e Mëdha filluan të shpërndajnë Muratorinë e Lirë jashtë shtetit, zhvillimi global i së cilës, pasqyron zhvillimin e Perandorisë Britanike gjatë shekujve18 dhe të 19-të.
1751

Një Lozhë e Madhe rivaleu shfaq në Londër. Anëtarët e saj ishin masonë irlandezë, të cilët pretendonin se Lozha e Madhe nuk ishte zhvilluar si duhet. Të dy Lozhat e Mëdha vazhduan të ekzistojnë krahas njëra tjetrës - si brenda ashtu dhe jashtë vendit - për gati 63 vjet, duke mos e njohur njëri-tjetrin si të rregullt.
1813

Pas katër vjet bisedimesh, dy Lozhat e Mëdha në Angli u bashkuan më 27 dhjetor 1813 për të formuar Lozhën e Madhe të Bashkuar të Anglisë (LMBA). Ky bashkim çoi në një numër të madh të standardizimit të ritualeve, procedurave dhe shenjave.
1814

Numri i Lozhave ekzistuese kishte arritur në 647. Shekulli i 19-të ishte një shekull i zgjerimit të madh të Muratorisë së Lirë.
1900

Numri i Lozhave u rrit në 2,800 përkundër humbjeve kur u krijuan dhe pavarësuan Lozhat e Mëdha të Kanadasë dhe Australisë.
Luftërat Botërore

Të dy Luftërat Botërore kishin ndikime të mëdha në Muratorinë e Lirë. Përderisa në shumë vende të botës Muratoria e Lirë vazhdonte të rritej edhe përmes Lozhave ushtarake, në Gjermaninë naziste, në Austrinë e pushtuar dhe në vendet e Europës Lindore, që kishin rënë nën pushtim komunist ato u ndaluan dhe u shuan tërësisht.
1967

Më 14 qershor 1967 u festua 250-vjetori i Lozhës së Madhe të Bashkuar të Anglisë, ku edhe u fronëzua LTM Duka i Kentit, si Mjeshtër i saj i Madh, funksion të cilin ai e mban edhe sot.
1992

Më 10 qershor 1992 mbi 12.500 masonë dhe mysafirë u mblodhën në Earls Court në West London për të festuar 275 vjetorin e LMBA. Për herë të parë shtypi dhe televizioni ishin të pranishëm në një takim të LMBA dhe ngjarja u transmetua në lajmet televizive në mbarë botën.
2011

Me 10 tetor 2011 themelohet Lozha e Madhe e Shqipërisë.
2013

Në dhjetor 2013 Lozha e Madhe e Shqipërisë njihet nga Lozha e Madhe e Bashkuar e Anglisë.
2014

Themelohet Lozha Dardania nr. 4, që është Lozha e parë e rregullt masonike në Kosovë.
2016

Themelohen Lozha Ex Oriente Lux Nr. 5 dhe Lozha Ulpiana Nr. 6.
2017

Themelohet Lozha e Madhe e Kosovës, në vitin kur Lozha e Madhe e Bashkuar e Anglisë feston 300 vjetorin e themelimit të saj.
Avada WordPress Theme