BËHU MURATOR I LIRË 2018-03-05T20:55:47+00:00

Lozha e Madhe e Kosovës dhe Lozhat e saj vartëse janë të hapura për të gjithë kandidatët e mirë, që duan të bëhen më të mirë. Lozhat tona nxisin zhvillimin e Muratorisë së Lirë në dobi të të gjithë anëtarëve të tyre, duke u bazuar në liri, drejtësi, paqe dhe bamirësi. Ato garantojnë barazi të plotë për të gjithë anëtarët e tyre pa marrë parasysh përkatësinë fetare, racore, etnike, nivelin e shkollimit, bindjet etj. dhe qëndrojnë besnike ndaj Detyrave të Lashta dhe Parimeve Themelore për njohjen e Lozhave të Mëdha.

Përvojë e Përjetshme

Të bëhesh një Murator i Lirë është sikur të shkosh në një udhëtim: nga anëtarësimi si nxënës e deri sa të bëhesh Mjeshtër Murator i Lirë.

A jam i kualifikueshëm?

Çdo njeri mbi moshën 25 vjeç mund të bashkohet pavarësisht nga përkatësia etnike, pikëpamjet politike, gjendja ekonomike apo orientimet fetare.

Si të bashkohem?

Nëse njihni një Murator të Lirë, atëherë bisedoni me të dhe shpjegoni interesimin tuaj dhe qëllimet përse dëshironi të anëtarësoheni. Nëse nuk njihni ndonjë Murator të Lirë, atëherë plotësoni kërkesën në linkun në vazhdim:

Avada WordPress Theme