BALLINA 2018-03-05T12:25:42+00:00

Faqja zyrtare e Muratorëve të Lirë të Kosovës

LOZHA E MADHE E KOSOVES

Faqja zyrtare e Muratorëve të Lirë të Kosovës

LOZHA E MADHE E KOSOVES
0
Themelimi i Lozhës së Parë të Madhe
0
Themelimi i Lozhës së Parë në Kosovë
0
Themelimi i Lozhës së Madhe të Kosovës

Mirë se vini në Lozhën e Madhe të Muratorëve të Lirë të Kosovës

I nderuar vizitor,
Kjo është faqja zyrtare e Lozhës së Madhe të Kosovës, i vetmi organizëm masonik i rregullt në territorin e Republikës së Kosovës.

Anëtarët tanë vijnë nga sfera të ndryshme të jetës, profesioneve, grupeve etnike dhe detyrave të ndryshme në shoqëri. Shpirti i vëllazërisë është vlera më e madhe e jona. Të krijosh miq të rinj, të ndihmosh shoqërinë, të përmirësosh vetveten dhe të marresh pjesë në punime të Lozhës është kënaqësi dhe privilegj.

Masonët e Kosovës rregullisht kontribuojnë në projekte bamirësie. Të gjitha mjetet ngrihen vullnetarisht nga masonët dhe me to ndihmohen projekte me rëndësi për shoqërinë tonë.

“Masoneria është për gjithë jetën”

Rreth Muratorisë së Lirë

Muratoria e Lirë është një nga organizatat më të vjetra dhe më të mëdha jo-fetare, jo-politike, vëllazërore dhe bamirëse në botë.

Zanafilla e saj rrjedh nga traditat dhe ritualet e muratorëve mesjetarë që ndërtuan katedralet, monumentet dhe kështjellat nëpër Europë.

Fillo të mësosh më shumë për muratorinë duke eksploruar këtë faqe të internetit.

Pyetje të shpeshta

Kliko Këtu!

Lozha Dardania

Lozha Dardania u themelua në Qershor të vitit 2014 dhe është lozha e pare, e rregullt, e mirëformuar, dhe e konsituar në territorin e Kosovës.

Lozha Ex Oriente Lux

Lozha Ex Oriente Lux është themeluar në shtator të vitit 2016.

Lozha Ulpiana

Lozha Ulpiana është themeluar në nëntor të vitit 2016

Muratoria e Lirë ka domethënie të veçantë për secilin anëtar të saj. Për disa, ajo është për të forcuar dhe zgjeruar rrethin e miqësisë. Për të tjerët ajo është një rrugë për zhvillimin dhe përsosjen e vetvetes dhe për të kontribuuar për familjen, rrethin dhe shoqërinë në përgjithësi.

Muratoria e Lirë është një ndër organizatat më të vjetra dhe më të mëdha jo-fetare, jopolitike, vëllazërore dhe bamirëse në botë. Ajo mëson njohjen e vetvetes përmes pjesëmarrjes në ceremoni progresive rituale. Anëtarët e saj duhet të jenë me qëndrim të lartë moral.

Më Shumë
Avada WordPress Theme